Real Madridi u mposht në shtëpi 3-4 nga Real Sociedadi në çerekfinale të Copa del Rey, por Zinedine Zidane nuk beson se bëri gabim me zgjedhjen e ekipit.
Zidane vendosi të luaj me shumë ndryshime ndaj Sociedadit, por ky vendim doli i gabuar pasi u eliminuan në shtëpi.
“Nuk mendoj se zgjedhja e ekipit tonë ishte e gabuar. Unë nxora një ekip që mendova se mund të bënte mirë”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.
“Ekziston një ekip kundërshtar që ka luajtur shumë mirë dhe na dënoi. Ne jemi të gjithë së bashku në këtë klub; të gjithë fitojmë dhe të gjithë humbasim”.
“Ndjenjat janë të këqija sepse kemi humbur”.
“Pjesa e dytë ishte shumë më e mirë se e para dhe u përpoqëm deri në fund, madje edhe kur ishin duke humbur 4-1”.
“Kundërshtari luajti shumë mirë dhe ne patëm shumë telashe me presionin e tyre, por gjithashtu bëmë gabime në mbrojtje”.
Një humbje e tillë vazhdon rekordin e dobët të Zidane në Copa del Rey, trofeu që i mungon si trajner, megjithatë ai nuk beson se ka ndonjë arsye specifike për këtë.
“Ky është vetëm futboll. Ndeshja ka humbur, kjo është e tëra. Tani duhet të mendojmë për La Ligën”, përfundoi trajneri i Mbretërve. /Telegrafi/