Telegrafi

Zidane, Ranieri dhe Santos në listën e ngushtë për çmimin “Trajneri i Vitit”

Federata Ndërkombëtare e Futbollit (FIFA) ka zbuluar edhe tre emrat përfundimtar për çmimin ‘Trajneri i Vitit’.

Në këtë listën gjendet Zinedine Zidane, i cili fitoi Ligën e Kampionëve me Real Madridin.

Gjithashtu edhe Fernando Santos, që ngriti trofeun e kampionatit evropian me Portugalinë si dhe Claudio Ranieri, i cili bëri një sezon të jashtëzakonshëm me Leicester Cityn duke u shpallur kampion i Ligës Premier.

Finalistët për trajnerin më të mirë të futbollit të femrave janë Jill Ellis i SHBA-së, Silvia Neid i Gjermanisë si dhe Pia Sundhage, trajnere e Suedisë.

Kujtojmë se më i miri do të shpallet më 9 janar në Cyrih të Zvicrës. /Telegrafi/