Telegrafi

Zidane: “Ramos e bëri në vete, pastaj shkoi në tualet”, momenti kur kapiteni i Realit i kërkoi leje gjyqtarit të largohet nga fusha ndaj Eibarit për disa minuta

Real Madridi fitoi si mysafir i Eibarit me rezultat 1-2 në La Liga.

Në minutën e 71-të Zinedine Zidane kishte kryer gjitha zëvendësimet dhe kështu nuk kishte mundësi ta zëvendësonte Sergio Ramosin.

Ramosi duke dal nga fusha (Foto: ALXrecords2/Youtube)

Në minutën e 73-të kapiteni la fushën dhe gjithë tifozët pyetën në rrjete sociale pse kjo ndodhi.

Afro dhjetë minuta më vonë Ramos u kthye dhe kjo vetëm pse rriti kureshtjen e tyre, por gjithë kjo në fund të ndeshjes mori përgjigje nga Zidane:

“Ai paksa e bëri në vete. Mendoj se Ramos shkoi në totalet të bënte nevojën e madhe”.

Momenti kur Ramos u kthye nga tualeti (Foto: ALXrecords2/YouTube)

Por, paraprakisht spanjolli kishte kërkuar leje nga gjyqtari kryesor, Jose Montero.

Normalisht që e gjitha kjo shkaktoi të qeshura te banka rezervë e Realit kur mësuan arsyen.

Ai u kthye dhe arriti të vazhdojë lojën pa problem dhe në fund Reali fitoi me golin e Cristiano Ronaldos në minutën 84. /Telegrafi/