Telegrafi

Zidane pushon tre lojtarë kryesorë për ndeshjen me Leganes

Zinedine Zidane ka pushuar për ndeshjen me Leganes tre lojtarët kryesorë Cristiano Ronaldo, Gareth Bale dhe Toni Kroos.

Portugezit i duhet edhe një kartonë që të arrijë të suspendimi dhe trajneri francez nuk dëshiron ta rrezikojë në këtë ndeshje.

Bale në anën tjetër ende nuk e ka rritur nivelin pas lëndimit dhe nuk do të rrezikohet në këtë ndeshje nga ndonjë lëndim tjetër.

I fundit Kroos që ka luajtur më së shumti nën drejtimin e Zidanes  është pushuar për këtë ndeshje.

Më poshtë është skuadra e ftuar nga Zidane. /Telegrafi/