Trajneri francez, Zinedine Zidane do të jetë në krye të Real Madrid edhe për sezonin e ardhshëm.
Në një diskutim në fund të sezonit të La Liga, Zidane dhe Florentino Perez ranë dakord se francezi do të qëndrojë në krye të ekipit edhe përtej verës.
Titulli i 34-të i Los Blancos në ligë hodhi poshtë dyshimet e mbetura mbi të ardhmen e Zidane dhe magjia e tij e dytë në Santiago Bernabeu do të vazhdojë edhe përtej sezonit 2020/21.
“Zidane është një bekim për Real Madridin”, ka thënë vetë presidenti Florentino Perez.
Zidanes i kanë mbetur dy vjet në marrëveshjen e tij te Real Madridi, por kontratat nuk kanë qenë kurrë pengesë për të.
Ai doli në pension si një lojtar me një vit të lënë në kontratën e tij të Real Madridi dhe ai dha dorëheqje si trajner në vitin 2018 pas trofeut të tretë radhazi në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/