Zinedine Zidane ka treguar se La Liga është prioritet i Real Madridit para ndeshjes së tyre të parë në kampionatin spanjoll për sezonin 2016-17 kundër Real Sociedad.
Madrid titullin e fundit në La Liga e fitoi në vitin 2012 sa drejtohej nga Jose Mourinho, por edhe pse ata e kanë ngritur Ligën e Kampionëve dy herë pas kësaj kohe, trajneri Zidane është i etur për t’i dhënë fund thatësirës prej katër viteve pa titull kampioni.
“Liga është shumë e rëndësishme, konkurrenca është ditë-për-ditë. Pastaj është Kupa dhe Liga e Kampionëve, por liga është shumë, shumë, shumë e rëndësishme”, ka thënë trajneri francez në konferencë për shtyp, transmeton Telegrafi.
“La Liga është objektivi ynë kryesor dhe më i komplikuari. Duhet vetëm të ketë qëndrueshmëri”.
“Jam i kënaqur me skuadrën time, edhe në qoftë se askush tjetër nuk arrin. Unë nuk dua të bëj rrëmujë rreth formacionit”, përfundoi Zidane. /Telegrafi/