Telegrafi

Zidane me plan të ri për rikthimin e ‘përhershëm’ të Hazardit

Zinedine Zidane duket se do të vazhdojë trajtimin e tij të kujdesshëm të Eden Hazard për të siguruar që belgu të mos pësojë më rikthime të lëndimeve.

Ka kaluar një javë që kur Hazard mori dritën e gjelbër nga mjekët e klubit, por Zidane e la atë jashtë takimit të La Ligas me Eibar dhe nuk e futi atë kundër Granadës nga stoli.

Ai madje nuk e ngriti fare lojtarin të ngrohej, por Zidane ka një plas të qartë për yllin belg, i cili ka vuajtur nga dëmtimet.

“Nuk mendoja se ishte momenti i duhur. Ishte një lojë e vështirë”, shpjegoi Zidane.

E gjithë kjo është një shenjë që Zidane po kërkon kohën e tij para se të prezantojë përsëri Hazardin, dhe se ai është i vendosur të bëjë këtë kthimin e tij të fundit.

Ai dëshiron që Hazard të jetë në një gjendje të mirë para se të marrë kohën e ngritjes, diçka që do të sigurojë që ai të mos ndiejë ndonjë presion shtesë fizik ose mendor.

Ky nuk ishte gjithmonë rasti kur 29-vjeçari u kthye nga dëmtimi në raste të mëparshme, me ekipin shpesh në momente kritike për të cilat Hazard ndihej i detyruar të kontribuonte pavarësisht se nuk ishte në gjendje të mirë.

Por, me formën e Los Blancos që është kthyer vonë, duhet të ketë momente më të lehta për ta lehtësuar atë.

Ndeshja e Granadas ishte më e ashpër se sa pritej dhe kjo është arsyeja pse Zidane zgjodhi të sjellë Marco Asensio dhe Vinicius Jr përpara belgut.

Kjo i jep Hazardit një javë tjetër për të marrë shpejtësinë përpara udhëtimit në Elche më 30 dhjetor, në të cilin Zidane duket se do t’i japë belgut kohën në fushë, me gjasë gjysmë ore.

Ky kthim gradual – shpresohet – përfundimisht do të shohë më të mirën e Hazard me fanellën e Real Madridit. /Telegrafi/