Site icon Telegrafi

Zidane pohoi se Bale ka probleme shëndetësore, uellsiani shfaqet duke luajtur golf

Real Madridi po kalon nëpër një fazë përgatitore aspak të kënaqshme duke u kritikuar për paraqitjet në takimet e fundit.

Gjatë mbrëmjes së kaluar madrilenët kanë pësuar humbje në gjysmëfinale të Audi Cup kundër Tottenham Hotspur me rezultat minimal 1-0.

Gareth Bale u raportua ka probleme shëndetësore teksa Zinedine Zidane tha se kjo ishte arsyeja se pse nuk ka udhëtuar me Los Blancos drejt Gjermanisë.

“Ai nuk udhëtoi me ne sepse nuk ndjehej mirë. Në marrëveshje me mjekët, vendosëm që ishte më së miri të qëndronte në Madrid”, tha trajneri francez.

Uellsiani duket se është rikuperuar shpejt dhe i është përkushtuar hobi të tij të preferuar, golfit. Ai është parë teksa argëtohet me disa miq në fushat e blerta të golfit.

Ndryshe, Bale ishte i gatshëm të kalojë te skuadra e Jiangsu Suning, por mbretërit refuzuan ofertën me arsyetimin se ishte tejet e ulët, por edhe familjarët e lojtarit nuk janë të gatshëm të udhëtojnë drejt shtetin kinez. /Telegrafi/

Exit mobile version