Site icon Telegrafi

Zidane po monitoron situatën e Juventusit

Zinedine Zidane (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Trajneri francez, Zinedine Zidane thuhet se po shikon me kujdes situatën e ish-skuadrës së tij, Juventusit.

Zidane është i papunë që nga fillimi i verës së kaluar kur vendosi të largohej nga Real Madridi.

Megjithatë, francezi ka fituar tre trofe radhazi të Ligës së Kampionëve dhe interesimi nga disa skuadra për ta bërë trajner është i madh.

Lexo po ashtu Revolucion 300 milionësh te Chelsea: Ikën Sarri, vjen Zidane - Formacioni i mundshëm me francezin

Ish-mesfushori kreativ është në radarin e Chelseat, pasi menaxheri i Bluve, Maurizio Sarri, aktualisht është në prag të humbjes së punës pas formës një së dobët të ekipit.

Zidane në kohën sa luante te Juventusi

Por, Chelsea mund të humbasë një prej objektivave të tyre të mëdhenj nëse Massimiliano Allegri do të largohej nga Juventusi në verë.

Një largim i mundshëm i trajnerit italian do të hapte rrugë për punë për Zidanen në Torino.

Lexo po ashtu Allegri te Real Madridi, Zidane te Juventusi?

Është mediumi britanik The Mirror që raporton se Zidane po mban shikimin në situatën menaxheriale të ish-klubit të tij Juventusit.

Zidane ka luajtur si futbollistë plot pesë sezone mes viteve 1996-2001, duke zhvilluar 209 ndeshje dhe duke fituar dy tituj të Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version