Derisa Karim Benzema, Gareth Bale dhe Cristiano Ronaldo shënuan më së shumti gola, me Real Madridin që fitoi tri Liga të Kampionëve radhazi, Casemiro, Toni Kroos dhe Luka Modric, ishin çelësi i Ziendine Zidanes.
Që nga Liga e Kampionëve e vitit 2018 në finale e Kievit, nuk ka qenë asgjë e njëjtë. Tre mesfushorët janë ende në formacionin bazë, mirëpo sulmi ka ndryshuar dhe dominimi i tyre ka ndryshuar.
Fede Valverde ka filluar të jetë lojtari që Zidane po e përdor më së shumti në mesfushë, deri në lëndimin e tij përballë Valencias. Mungesa e tij nga ky muaj do të thotë që treshja e vjetër rikthehet në vendin e tyre.
Fede Valverde: Një lider
Mesfushori ka luajtur në total 801 minuta deri më tani në këtë sezon për Real Madridi në të gjitha garat, duke bërë 11 paraqitje me 46 rikuperime të topave dhe 15 driblime të suksesshme.
Luka Modric: Mban vendin e tij
Mesfushori kroat është paraqitur po ashtu në 11 ndeshje për Los Blancos, ka startuar në shtatë prej tyre – nuk ishte përfshirë në takimet ndaj Barcelonës dhe Interit. Veterani ka shënuar dy gola, dhe ka më shumë pasime se çdo bashkëlojtarët tjetër (510), ka krijuar 20 shanse për gol dhe ka kompletuar 17 driblime.
Casemiro: I paprekshëm
Derisa Zidane po vazhdon me skemën 4-3-3, Casemiros i garantohet vendi në këtë formacion. Braziliani po e mban rolin e tij si mesfushor shkatërrues, derisa ai ka rikuperuar deri më tani 67 topa.
Toni Kroos: Minuta të limituar
Gjermani duket se nuk është më i pëlqyeri i Zidanes. Ai në këtë sezon ka luajtur në nëntë ndeshje, ka startuar në vetëm gjashtë. Kroos ka arritur të krijojë 21 shanse për gol.
Isco: Me vështirësi
Spanjolli po vazhdon konfrontimet me Zidanen edhe pse kishte startuar në dy finalet e Ligës së Kampionëve, në atë 2018 dhe 2018, ndërsa ka zhvilluar vetëm gjashtë paraqitje, tri nga këto si startues.
Martin Odegaard: Mbahet disi
Ai ka filluar dy ndeshjet hapëse të sezonit, pas rikthimit nga huazimi prej Real Sociedadit, dhe në mungesë tani të Valverdes, mund të ketë më shumë minuta. /Telegrafi/