Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është gati të përdorë sulmuesin Lucas Vazquez si mbrojtës të krahut të djathtë për rifillimin e La Ligës.
Sipas gazetës Marca, spanjolli filloi në të djathtë të treshes së sulmit të Zidane në Betis në mars, por ai është lojtari i vetëm sulmues në skuadrën e ekipit të parë që është i aftë të luajë edhe mbrapa.
Kontributet e tij gjatë ndeshjeve mund të kalojnë pa u vënë re nga tifozët, por ato janë thelbësore për sa i përket mbajtjes së planit të lojës së trajnerit.
Lucas ka luajtur si numër 2 më parë, si me Spanjën, ashtu edhe me Real Madridin dhe Zidane është gati ta rikthej në atë pozitë.
Rafa Benitez ishte trajneri i parë që e provoi atë në atë pozicion në Santiago Bernabeu, duke filluar Lucas në të djathtën kundër Getafes në dhjetor të 2015, pavarësisht se kishte Alvaro Arbeloa në skuadër.
Zidane gjithashtu i ka besuar Lucas me plotësimin e katërshes së mbrojtjes, duke e futur atë në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve me Bayern Munich në vitin 2018. /Telegrafi/