Telegrafi

Zidane me plane të qarta, synohen përforcime në sulm për sezonin e ri

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është vendosur të ndërhyj në tregun e transferimeve të verës për të mbrojtur titullit e La Ligës në sezonin 2020-21.

Los Blancos vulosi titullin e tyre të parë të ligës që nga viti 2017 me një serie mbresëlënës prej dhjetë fitoresh radhazi pas rifillimit të sezonit 2019-20 në qershor.

Sidoqoftë, eliminimi i tyre nga Manchester City në fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve ka ngritur pyetje mbi thellësinë e opsioneve të Zidanes në ndeshjet e mëdha.

Lexo po ashtu Pesë trajnerët më të mirë në botë aktualisht – renditja deri te më i miri

Sipas raporteve nga faqja e parë e edicionit të së dielës në gazetën Marca, francezi do të përpiqet të forcojë opsionet e tij sulmuese në muajt e ardhshëm.

Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Kylian Mbappe mbetet një objektiv afatgjatë për Zidane, por ai mund të jetë në treg për lojtarët me përvojë për të mbështetur Karim Benzema dhe Eden Hazard.

Benzema ka shijuar një nga sezonet e tij më të mira në kryeqytetin spanjoll, me 27 gola në të gjitha garat në sezonin 2019-20.

Lexo po ashtu Presidenti Florentino Perez i jep më shumë fuqi Zidanes, francezi dëshiron tri përforcime për sezonin e ri

Megjithatë, ylli belg Hazard ka luftuar me lëndime gjatë sezonit të tij debutues në Spanjë, me vetëm një gol në La Liga në 12 muaj.

Luka Jovic gjithashtu nuk ka arritur të tregohet golashënues, me vetëm dy gola të ligës, ndërsa Marco Asensio, Gareth Bale, Rodrygo Goes dhe Vinicius Junior të gjithë kanë shënuar më pak se pesë gola këtë sezon. /Telegrafi/