Nacho Fernandez ka shënuar supergol për Real Madridin në ndeshjen ndaj Leonasa në Copa del Rey.
E këtë gol e ka vlerësuar edhe trajneri i skuadrës madrilene duke thënë se është edhe më i bukur se goli që kishte shënuar vetë në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Bayer Leverkusenit në vitin 2002
“Ajo që bëri Nacho nuk është normale. Ky gol do të hyjë në histori dhe është më i mirë se i imi që shënova në finalen e Ligës së Kmapionëve ndaj Leverkusenit”, ka thënë Zidane.
Vlen të theksohet se Real Madrid triumfoi si mysafirë me rezultat 7-1 ndaj Leonasas. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=FcrdjQ_gIog