Telegrafi

Zidane për Mbappen: Tashmë jam i dashuruar në të

Zinedine Zidane ka folur edhe një herë për Kylian Mbappen dhe lojën e tij që po e zhvillon.

Trajneri francez ka thënë se është në dashuri me lojën e bashkëkombësit të tij dhe ka konfirmuar haptas se e dëshiron transferimin e tij te Real Madridi.

“Ju tashmë e dini se Kylian Mbappen e njoh prej kohësh”, ka thënë Zidane.

“Tashmë jam në dashuri me të, pasi kohë më parë ai erdhi në prova te Real Madridi”.

Lexo po ashtu Nëna e Mbappes, Lamari: Djali im nuk do të vazhdojë kontratën me PSG-në

“Të martën ai do të vije si rival i yni. Ajo çfarë ka rëndësi është se çfarë do të bëjmë dhe si duhet të përgatitemi për këtë. Ne i njohim lojtarët dhe duhet të përgatitemi”, ka shtuar më tej strategu i madrilenëve.

Real Madridi po shpreson që në fund të këtij sezoni ta transferojë Mbappen nga PSG-ja për një shumë rreth 300 milionë euro. /Telegrafi/