Zinedine Zidane ka thënë se ai nuk do të shkaktojë probleme për Real Madridin, nëse vendohet që të ndërpritet marrëveshja, pasi së fundmi po flitet shumë për ardhjen e Max Allegri në krye të mbretërve.
E ardhmja e trajnerit është në ajër pas largimit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve nga Chelsea, ndërsa ka mbetur në garë vetëm në kampionati vendor.
Ai ka një kontratë me klubin nga Bernabeu deri në qershor 2022, por sot iu ka thënë mediave se është e parëndësishme.
“Ajo që mund të them është se unë do t’i bëj gjërat të thjeshta për klubin, sepse ata më kanë dhënë gjithçka”.
“Unë nuk dua të shkaktoj probleme për klubin. Unë do të përqendrohem në katër ndeshjet e fundit dhe do të shohim për pjesën tjetër më vonë”, ka thënë Zidane në konferencën e tij për shtyp.
Ndërkohë, Sky Sport Italia dhe gazeta Il Tirreno shkruajnë se Real Madrid tashmë ka arritur një marrëveshje me Allegrin. /Telegrafi/