Telegrafi

Zidane: Më pëlqeu karakteri i futbollistëve, e dinim se një ditë do humbim

Zinedine Zidane është ndarë i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij pavarësisht humbjes nga Sevilla.  

Real Madrid ka humbur në ndeshjen e mbrëmshme(diel) nga Sevilla me rezultat 2-1, duke e ndërprerë serinë prej 40 ndeshjeve pa humbje, por kjo humbje nuk e ka zemëruar edhe as trajneri francez, i cili e ka përgëzuar Sevillën për futbollin e luajtur, ashtu sikurse edhe futbollistët e tij.

“Ne do të vazhdojmë të luajmë në këtë mënyrë edhe më tutje. E dinim se do të vjen dita kur do të pësonim humbje. Më pëlqeu karakteri me të cilin kemi luajtur. Te goli i dytë humbëm koncentrimin, por këto gjëra ndodhin në futboll. Jam shumë krenar për skuadrën time”, ka thënë fillimisht Zidane pas ndeshjes.

“Tani, ne do ta shohim se ku kemi nevojë për përmirësime. Jam i kënaqur me paraqitjen tonë, por i zhgënjyer me dy gabimet. Kjo humbje nuk do të ndryshojë asgjë”, përcjell Telegrafi.

“Sevilla luan futboll të mirë dhe ata dinë ta vënë kundërshtarin në presion”, përfundoi trajneri francez i Real Madridit. /Telegrafi/