Site icon Telegrafi

Zidane pas ndeshjes ndaj Betisit: Ritmi dhe intensiteti i Realit ishte perfekt, na mungoi vetëm një gol

Zinedine Zidane (Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Real Madridi ka dështuar të fitojë në shtëpi ndaj Real Betisit pasi ka luajtur baras 0-0 në ndeshjen e javës së 12-të në La Liga.

Mbretërit ishin më të mirë dhe më kërkues në takim ndaj Betisit, por fati nuk ishte në anën e tyre dhe në fund u desh të kënaqen me një pikë.

I kënaqur me performancën është ndarë edhe trajneri Zidane, i cili ka thënë se ritmi dhe intensiteti i ekipit ishte perfekt, por mungoi vetëm goli.

Lexo po ashtu Betisi e ndal Real Madridin në Santiago Bernabeu

“Ritmi, intensiteti dhe loja jonë e përgjithshme ishin të përkryera, ne vetëm duhet ta vendosim topin në rrjetë”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën pas ndeshjes.

Realit i mungoi vetëm goli ndaj Betisit (Foto: Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

“Ne kemi humbur ndjesinë e shënimit, qartë. Kishim shumë shanse që nga minuta e parë dhe na mungoi vetëm përfundimi”.

“Betisi është një ekip i mirë, me lojtarë individualë shumë të mirë”.

Lexo po ashtu Real Madrid 0-0 Real Betis, notat e lojtarëve

“Në tërë pjesën e parë ne ishim superior në çdo mënyrë, përsëris se na mungon vetëm një gol”.

“Gjysma e dytë ishte më e barabartë, por sot nuk ka qenë shumë e keqe”, përfundoi francezi. /Telegrafi/

Exit mobile version