Site icon Telegrafi

Zidane pas humbjes ndaj Tottenhamit: Jam i qetë, kam besim te skuadra

Real Madrid ka pësuar humbje në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Madrilenët pësuan humbje si mysafirë të skuadrës angleze të Real Madridit me rezultat 3-1, e cila gjë ka bërë që Reali të pres ndërsa londinezët të kalojnë fazën e grupeve.

Lexo po ashtu Tottenham 3-1 Real: Notat e lojtarëve, Dele Alli më i miri (Foto)

Pas takimit ka folur trajneri i “Los Blancos”, Zinedine Zidane, i cili ka befasuar me deklaratën duke pohuar se të besuarit e tij bënë një paraqitje të mirë.

“Ne luajtëm kundër një ekipi të mirë. Ata ishin më të mirë se ne sonte dhe ne duhet ta pranojmë këtë”.

“Por, nuk mundem të them se luajtëm keq, patëm raste për të barazuar rezultatin dhe si në shumë takime të tjera nuk e gjetëm rrugën e golit”, tha fillimisht Zinedine Zidane.

Mauricio Pochetino dhe Zinedine Zidane i urojnë fat njëri-tjetrit

Ai më tutje ka folur rreth të ardhmes duke thënë se është i qetë dhe se ka besim të plotë te skuadra që drejton.

“Nuk mund të thuash që jemi fizikisht të këqij. Mund ta ndryshojmë situatën. Kemi lojtarë kampionësh, të cilët janë të aftë ta bëjnë këtë”.

“Unë nuk jam i shqetësuar dhe kështu do të jem gjatë gjithë vitit, çfarëdo që të ndodhë. Duhet të jemi të qetë në fushë dhe të shënojmë më shumë”.

“Unë jam i sigurt se kjo do të ndryshojë. Ne nuk jemi të lumtur momentalisht pas kësaj humbje, por kemi shumë ndeshje përpara për të ndryshuar situatën”, përfundoi francezi.

Pas kësaj, Tottenham zë pozitën e parë të renditjes tabelore të grupit H me dhjetë pikë ndërsa Reali ka shtatë pikë dhe gjendet në vendin e dytë të kësaj gare evropiane për klube. /Telegrafi/

Exit mobile version