Zinedine Zidane ndihet i lumtur pas golit të parë të yllit belg, Eden Hazard, me fanellën e Real Madridit.
Real Madridi ka fituar në shtëpi me rezultat 4-2 ndaj Granadas në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në La Liga.
Njëri nga golat e kësaj fitore u shënua nga ylli belg, Hazard, i cili nuk kishte shënuar asnjëherë me Mbretërit që nga transferimi i tij në verë nga Chelsea.
Ky gol i Hazardit e ka gëzuar shumë trajnerin Zidane që shpreson që ky të jetë vetëm i pari nga shumë të tjerë që do t’i shënojë belgu me Realin.
“Ne duhet ta shohim Edenin si ky i sotmi, duke luajtur mirë dhe duke shënuar gola”.
“Ai e dëshironte atë gol. Ishte i lumtur në dhomën e zhveshjes pas ndeshjes”.
“Shpresojmë që është e pari nga shumë tjerë për të”, ka thënë Zidane pas ndeshjes. /Telegrafi/