Telegrafi

Zidane pas fitores së Real Madridit: Të jemi lider nuk do thotë asgjë, shpresoj që Ramos nuk ka pësuar lëndim serioz

Ziendine Zidane (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Zinedine Zidane është shprehur mjaftë i lumtur me fitoren e Real Madridit 2-1 ndaj Real Soecidadit në kuadër të javës së 30-të në La Liga.

Los Blancos fituan tri pikë të arta, duke marrë kreun e tabelës me 65 pikë, aq sa ka edhe Barcelona në të dytin.

Trajneri francez deklaroi se lojtarët e tij luftuan deri në fund dhe merituan të merrnin fitoren ndaj një kundërshtari mjaftë të vështirë.

Lexo po ashtu Real Sociedad 1-2 Real Madrid, nota e Adnan Januzajt dhe lojtarëve të tjerë

“Kemi arritur një fitore në një fushë mjaftë të vështirë, Ne kemi qenë efektiv në fund edhe pse përdorëm të gjithë forcën tonë për të arritur deri aty”, ka thënë Zidane pas ndeshjes.

“Të jemi lider nuk ndryshon asgjë, pasi duhet të qëndrojmë të tillë deri në fund”.

Lexo po ashtu Me pikë të njëjta me Barcelonën, Real Madridi merr kreun e tabelës së La Ligas me fitoren ndaj Sociedadit

“Sergio Ramos kishte shumë dhimbje, por shpresojmë që të jetë vetëm një goditje e lehtë”, ka shtuar më tej francezi.

Real Madridi do të ketë edhe tetë ndeshje deri në fund, ndërsa shfrytëzoi për mrekulli barazimin pa gola të Barcelonës me Sevillën. /Telegrafi/