Telegrafi

Zidane pas barazimit me Bilbaon: Jam i kënaqur me lojtarët

Real Madrid ka barazuar në xhiron e 14 të ligës elitare spanjolle.

Madrilenët nuk kanë mundur të triumfojnë si mysafirë të skuadrës së Athletic Bilbaos duke luajtur pa gola, 0-0.

Kjo ka bërë që Los Blancos mos të afrojnë distancën me rivalët e përbetuar barcelonën, e cila mbeti sërish në tetë pikë.

Por, trajneri Zinedine Zidane mendon se të besuarit e tij patën një paraqitje të mirë dhe është i ndarë i kënaqur me paraqitjen e tyre.

“Jam shumë i lumtur me lojën, por shumë i zhgënjyer se nuk kemi shënuar. Jam i kënaqur me lojtarët dhe lojën që bënë. Kanë dhënë gjithçka. Sot merituam më shumë”, ka thënë trajneri francez.

https://youtu.be/VKlYuVbFxiM?t=9

Ai ka komentuar edhe për kartonin e kuq të Sergio Ramosit, duke thënë se mbrojtësi spanjoll beson se ndërhyrja e tij nuk ishte për karton të kuq.

Ndryshe, Reali zë pozitën e katërt të renditjes tabelore të La Ligas me 28 pikë. /Telegrafi/