Zinedine Zidane ka parashikuar se Atletico Madridi është favoritë për të fituar titullin e La Ligës në këtë edicion.
Real Madridi dhe Los Rojiblancos takohen sonte në kuadër të javës së 13-të, e që do të jetë një takim për t’u mos humbur.
Atletico aktualisht është lider në ligë me 26 pikë, derisa Real Madridi që është kampion në fuqi gjendet në vendin e katërt me gjashtë pikë më pak.
“Është Atletico favoritë për ta fituar titullin? Natyrisht se po. Kjo është e pakta që ata po tregojnë”, ka thënë Zidane.
Ata po tregojnë lojë të mirë në fushë, ata po fitojnë. Ata gjithmonë kanë qenë skuadër garuese, për një kohë të gjatë tashmë”.
“Në fushë secili nga ne futet për të fituar dhe ata janë tashmë një skuadër që kanë kapacitete për të sfiduar çdokënd”, ka shtuar francezi.
Atletico fitoren e fundit ndaj Real Madridi si mysafir e kishte marrë në vitin 2016, e që dëshiron të thyejë këtë ‘mallkim’. /Telegrafi/