Telegrafi

Zidane paralajmëron Ronaldon

“Pavarësisht shumës së madhe të parave të harxhuara në transferimin e tij, Ronaldo do të duhet të pajtohet me të qenit vetëm edhe një yll tjetër në klub”, ka thënë Zidane për Daily Mirror.

“Me ardhjen e brazilianit Kaka dhe të tjerëve që pritet të vijnë nën drejtimin e Florentino Perez, ai nuk mund të presë të marrë skenën qendrore në një klub si Real Madrid”.

“Për më tepër, derisa tifozët pëlqejnë të kenë në radhë superyje, suksesi kolektiv është më shumë i nevojshëm për ta, se sa ndonjë individualist”, përfundon francezi.