Telegrafi

Zidane: Nuk do të doja të takoheshim me Leicesterin

Real Madrid nuk do të preferonte që në gjysmëfinale të takohet me Leicester Cityn.

Kështu së paku ka thënë trajneri francez i madrilenëve Zinedine Zidane.

Përveç Zidane, edhe Gianluigi Buffon është shprehur kundër përballjes së Juventusit me “Dhelprat” angleze, transmeton Telegrafi.

“Nuk mendoj se ka një trajner që po shpreson të përballet me Leicesterin”, ka thënë Zidane. “Ata po vazhdojnë të arrijnë atë që të tjerët thoshin se nuk mund ta arrijnë”.

“Shumë thanë se ata nuk do të jenë në krye të Ligës Premier Ligës dhe e arritën. Shumë menduan se nuk do t’ia dilnin kundër Sevillas, ata ia dolën”. /Telegrafi/