Cristiano Ronaldo nuk do të luajë në ndeshjen e Super Kupës së Evropës.
Real Madrid, si kampion i Ligës së Kampionëve do të takohet me Manchester Unitedin, i cili fitoi trofeun e Ligës Evropës.
Por, portugezi pritet të mos jetë në dispozicion të trajnerit Zinedine Zidane pasi që pushimet e lojtarit po vazhdojnë dhe futbollisti nuk është i gatshëm për takimin, transmeton Telegrafi.
Kështu së paku shkruan Marca, e bazohet në burimet e afërta me klubin, i cili nuk dëshiron të rrezikoj me CR7 pasi që sezonin e kaluar ka qenë disa herë i lënduar.
Zidane kërkon që Ronaldo të bëj së paku dhjetë ditë stërvitje dhe për këtë nuk do të jetë në dispozicion më 8 gusht, atëbotë kur zbarkojnë në Shkup, madridlenët dhe “Djajtë e Kuq”.
Megjithatë, Ronaldo parashihet të luajë më 13 gusht për SuperKupën e Spanjës, ku Los Blancos do të takohen me Barcelonën në Nou Camp. /Telegrafi/