Telegrafi

Zidane nuk pranon të flas rreth vendimeve të gjyqtarëve

Zinedine Zidane u shfaq përpara mediave për të diskutuar aktualitetet e skuadrës në prag të sfidës ndaj Granadas.

Ai nuk deshi të futet në polemikën e gjyqtarëve duke evituar një konflikt të mundshëm fjalësh me futbollistin e Barcelonës, Gerrard Piquen pas komenteve të tij në duelin e mbrëmshëm në San Mames.

“Nuk dua t’a dëgjoj e as të futem në këtë debat. Mendojmë në ndeshjen e nesërme dhe kjo është e gjitha. Gjyqtarët nuk do i komentoj, është shumë e vështirë të vlerësohen. Çdo herë që ka një temë të tillë, unë preferoj të qëndroj larg, e vetmja që mendoj është të tentoj të bëj maksimumin për nesër dhe jo të mendoj në të djeshmen. Ajo që ka për të ndodhur, do të ndodhë. Është e komplikuar. Distancohem nga çështjet e gjyqtarëve. Nuk futem në këtë polemikë. Është pyetja e tretë që më bëni për këtë çështje dhe unë përsëri po u përgjigjem njëjtë”, tha Zidane.

Ai ka folur edhe rreth takimit kundër Grandas, e cila zhvillohet ditën e shtunë.

“E dimë që është një tjetër ndeshje, duhet të rikthehemi në La Liga dhe po bëjmë mirë. E vetmja që ka vlerë është të jemi të përgaditur për të bërë një ndeshje të mirë”, tha francezi. /Telegrafi/