Zinedine Zidane ka folur para takimit të ditës së sotme kundër Valencias.
Ditë më parë trajneri kishte marrë përsipër fajin për dështimin e Real Madridit në Copa del Rey, ku ishte eliminuar prej skuadrës modeste të Leganesit.
Francezi ka pohuar se nuk e ndien se lojtarët po e bojkotojnë dhe tradhtojnë pasi që po sheh një motiv të madh te lojtarët për të përmirësuar gjërat.
“Nuk e ndjej që lojtarët po më tradhtojnë. Diçka mund të mos funksionoje por lojtarët janë duke tentuar të japin maksimumin dhe ndonjëherë gjërat nuk dalin siç e pret”, tha Zizu në konferencën për shtyp.
Tifozët po fajësojnë disa prej lojtarëve kryesor, duke përfshirë Cristiano Ronaldon dhe Sergio Ramosin.
Ai është i bindur që gjërat do të ndryshojnë dhe lojtarët gjithashtu janë të bindur, ku beson se mund të fitojnë Ligën e Kampionëve.
Kujtojmë se ndeshja mes Valencias dhe Realit do të zhvillohet sot me fillim në ora 16:15 në stadiumin Mestalla. /Telegrafi/