Telegrafi

Zidane: Nuk më pëlqeu lëndimi i Neymarit, shpresoj të kthehet ndaj nesh  

Zinedine Zidane ka folur për lëndimin e yllit të Paris Saint-Germain, Neymar, i cili lëshoi fushën në ndeshjen e Ligue 1 ndaj Marseilles.

Sulmuesi brazilian u lëndua në kyçin e këmbës gjatë fitores 3-0 të PSG-së ndaj Marseillet të dielën, duke e lënë atë në dyshim për ndeshjen kthyese ndaj Realit.

Por, Zidane shpreson se Neymar do të kthehet në veprim në kohë për ndeshjen e dytë të Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit duke shtuar se nuk i pëlqen kur lojtarët lëndohen.

“Dua që Neymar të kthehet me kohë për lojën tonë”, iu ka thënë Zidane gazetarëve gjatë konferencës së tij për shtyp të hënën.

(Foto: Getty Images/Twitter)

“Unë kurrë nuk dua të shoh ndonjë lojtar të lënduar dhe shpresoj se ai do të kthehet në kohë për t’u përballur me ne dhe të shërohet nga lëndimi i tij”.

“Nuk më pëlqeu kur ai u dëmtua sepse e kam shikuar ndeshjen dhe shpresoj se nuk është shumë lëndim i madh”.

“Nëse ai nuk luan atëherë do të jetë një lojtarë tjetër që është i motivuar dhe i përgatitur për të luajtur kundër nesh”, përfundoi trajneri i Realit.

Ndryshe, ndeshja kthyese në Parc des Princes në mes të PSG-së dhe Realit zhvillohet me datë 6 mars. /Telegrafi/