Telegrafi

Zidane: Nuk kemi nevojë për tjera transferime

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane këmbëngul se është i lumtur me skuadrën e tij.

I pyetur nëse duhej të shtonte ndonjë futbollist të ri në formacionin e tij, Zidane ka hedhur poshtë këtë mundësi.

“Jam shumë i lumtur me skuadrën. Ne kemi më të mirët, kemi fituar trofe dhe çfarë duam në këtë sezon është e njëjtë”, ka thënë fillimisht Zidane pas humbjes 3-2 nga Barcelona në International Champions Cup.

“Skuadra është shumë e mirë dhe nuk dua ndryshime, ne jemi të gjithë këtu, përveç numrit shtatë, Cristiano, i cili nuk është këtu akoma”.

“Ne pjesa tjetër e ekipit e dimë se do të jetë një vit i vështirë pasi të gjithë do të përpiqen të mposhtin Realin”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/