Real Madrid do të përballet me Manchester Cityn në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Përderisa për Realin gjysmëfinalja është thuajse obligim, City këtë gjë e ka arritur për herë të parë në histori të klubit.
Trajneri i ‘Los Blancos’, Zinedin Zidane ka folur për këtë sfidë duke thënë se skuadra e tij nuk favorizohet nga shorti.
Ai ka shtuar se në dy takimet me Cityn do të jetë një ‘luftë’ në fushë.
Manchester City? “Është një gjysmëfinale shumë e vështirë. E vetmja gjë pozitive është që luajmë ndeshjen kthyese në shtëpi. Shoh dy ndeshje të komplikuara dhe do të jetë një luftë totale”.
A favorizoheni në short? “Nuk jam dakord me këtë, për asgjë madje. Shikoni Wolfsburg, ndeshje të cilën e humbëm 2-0 në Gjermani dhe në Madrid e kishim shumë të vështirë. Nuk dua të dëgjoj këtë. Për të kaluar tutje duhet të luajmë kundër atyre që na sjell shorti. Unë shoh tre ekipe të forta”, ka deklaruar Zidane. /Telegrafi/