Site icon Telegrafi

Zidane nuk është i shqetësuar me lëndimin e Bale, lojtari e lë stërvitjen në gjysmë

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, thotë se nuk është i shqetësuar me lëndimin e Gareth Bale, i cili e la në gjysmë stërvitjen. 

Bale kishte probleme sot në nyjën e majtë duke e lënë stërvitjen në Soldier Field.

Lojtari ka vuajtur shumë me lëndimit pikërisht në këtë këmbë gjatë sezonit të fundit.

“Ai mu duke mirë, pak nga pak. Ai ka pasur një lëndim të gjatë”.

“Përgatitjet kanë qenë të mira. Nuk jam i shqetësuar me paraqitjet, pasi që e gjithë skuadra ka pasur momente të mira dhe jo të mirë”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/

Exit mobile version