Telegrafi

Zidane: Nuk e paramendoj Real Madridin pa Ronaldon

Zinedine Zidane ka thënë se nuk mund ta paramendojë Real Madridin pa Cristiano Ronaldon, pasi është lojtar që mund të llogarisësh edhe ne momente të vështira. 

Flitet se portugezi a kërkuar largimin nga klubi, pasi kërkon që të bëhet lojtari më i paguar në botë.

“Nuk jam i shqetësuar, ne e dimë që mund të flitet jashtë, por këtu brenda, Cristiano duhet të mendojë të luajë ashtu siç ka bërë”.

“Do të doja që të flisnim për paraqitjet e tij dhe atë që ai i jep ekipit’.

Lexo po ashtu Real Madridi i gatshëm të dëgjojë oferta për Cristiano Ronaldon

“Nuk mund ta imagjinojë Madrid pa Cristianon. Ky është klubi i tij dhe do të jetë. Klubi, fansat dhe çdokush e do atë”.

“Nuk dua të flas për kontratën dhe gjërat e tjera. Ai është i rritur për këtë. Është klubi që duhet të flas me të”, ka thënë Zidane.

Ditë më parë ishte një raportim ku thuhej se Ronaldo ka kërkuar largimin dhe se Real Madridi është i gatshëm t’i dëgjojë ofertat për të. /Telegrafi/