Telegrafi

Zidane nuk e konsideron Realin favorit

Zinedine Zidane ka refuzuar ta konsiderojë Real Madridin favorit për ta fituar sërish Ligën e Kampionëve.

Los Blancos e fituan trofeun e 11-të të garës më prestigjioze evropiane në edicionin e kaluar duke e mposhtur Atletico Madridin në finale.

Ndërsa të mërkurën mbrëma rinisin turneun në këtë garë kundër Sportingut në kuadër të Grupit F.

“Nuk do të thosha se jemi favoritë. Janë shumë skuadra, të cilat mund ta fitojnë. Duhet të konkurrosh, duhet të luash”.

“Jemi të gatshëm dhe kemi një ndeshje të vështirë kundër një skuadre të mirë që do të përpiqet të bëjë një paraqitje të mirë”.

“Mendoj se do të jetë më vështirë se në sezonin e kaluar, sepse kudo që shkojmë ne konsiderohemi si kampioni në fuqi”, ka deklaruar legjenda franceze. /Telegrafi/