Telegrafi

Zidane nuk i dëshiron katër super sulmues te Reali

Kylian Mbappe mund të transferohet te gjiganti spanjoll Real Madrid.

E përditshmja spanjolle “Marca” ka shkruar sot se francezi mund të bëhet transferi i ri i madrilenëve.

Por, sipas kësaj gazete që është e afërt me klubin spanjoll, Zinedine Zidane nuk është i gatshëm të ketë në ekip katër sulmues.

Cristiano Ronaldo, Karim Benzema, Gareth Bale dhe nëse vjen reprezentuesi francez, do ti sjellin telashe trajnerit Zidane.

Por, ky i fundit raportohet se është i gatshëm që të sheh Gareth Balen dhe t’i bëjë vend Mbappes, ndryshe nuk dëshiron të prish rreshtimin e lojtarëve në fushë apo të linte ndonjërin prej katër lojtarëve në bankën rezervë.

E për sulmuesin uellsian Bale tash e sa kohë është raportuar se shërbimet ia kërkon Manchester United.

Ndryshe, Marca shkruan se Monaco po kërkon 180 milionë euro për 18-vjeçarin Mbappe. /Telegrafi/