Telegrafi

Zidane: Nuk desha të bëhesha trajner kur u pensionova, por gjërat ndryshuan dhe jam i lumtur me pozitën

Zinedine Zidane (Getty Images)

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane ka zbuluar se ai nuk kishte ndërmend të hyjë në botën e trajnerëve kur ai u pensionua si lojtar.

Ylli francez u tërhoq nga futbolli në vitin 2006, por deri në vitin 2013 nuk bëri asnjë aktivitet sportiv.

Në vitin 2013 ai u emërua si asistent i Carlo Ancelottit në klub, përpara se të merrte përgjegjësinë për Real Castilla të vitit të ardhshëm.

Lexo po ashtu Trajner dhe futbollist në të njëjtin klub – Këta janë nëntë trajnerë aktual të La Ligas që e kanë përjetuar këtë ndjenjë

Por, Zidane ka zbuluar se ai nuk e kishte ndërmend të bëhej trajner, pasi ka thënë se nuk i pëlqente diçka e tillë, por me kalimin e kohës kanë ndryshuar gjërat.

“Nuk desha të bëhesha trajner kur u tërhoqa si lojtar, nuk ishte diçka që më interesonte”, ka thënë fillimisht Zidane për Diario AS.

Zidane ka fituar dy herë radhazi trofeun e Ligës së Kampionëve, por edhe La Ligan, Superkupën e Spanjës etj.. (Getty Images)

“Doja të ndaloja dhe të bëja diçka tjetër me jetën time, një karrierë të re”.

“Por, gjërat ndryshojnë dhe unë jam i lumtur që jam në pozitën që aktualisht jam, është një privilegj”.

Lexo po ashtu Statistikat e Zidanes në 100 ndeshje në krye të Real Madridit

“Kam kaluar dy vjet si menaxher (në skuadrën e Castillas së Madridit) dhe tre vjet si trajner, prandaj më ka marrë pesë vjet për të arritur në këtë nivel dhe për t’u përgatitur”, përfundoi trajneri i Realit.

Ndryshe, Zidane ka treguar karakter dhe talent edhe në punën e trajnerit pasi ka fituar shumë tituj në vetëm dy vite e gjysmë si trajner i Real Madridit. /Telegrafi/

Lexo po ashtu Trofetë e Zidane si trajner i Realit, thjesht gjigant me pesë kupa në më pak se dy vite (Foto)