Telegrafi

Zidane: Njerëzit duan të kemi probleme me Bale, por nuk kemi

Gareth Bale (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Gareth Bale luajti nga minuta e parë në takimin ndërmjet Osasunas dhe Real Madridit, ndërsa u zëvendësua në minutën e 71-të për shkak të mungesës së kondicionit për të zhvilluar ndeshje të plotë.

Pas fitores prej 4-1 të Los Blancos, Zinedine Zidane është pyetur lidhur me situatën e 30-vjeçarit te Mbretërit dhe ekzistimin eventual të problemeve.

Lexo po ashtu Osasuna 1-4 Real Madrid, notat e lojtarëve

“Ai luajti mirë. Jam i kënaqur me paraqitjen e tij, sepse dha maksimumin edhe në sulm edhe në mbrojtje. Kah fundi i ndeshjes ishte lodhur, prandaj u zëvendësua. E dimë çfarë lojtari është dhe do t’i japë shumë skuadrës nga tani e deri në fund të sezonit”, ka thënë legjenda franceze për lojën e uellsianit.

(Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Strategu i Realit i ka komentuar edhe thashethemet lidhur me problemet ndërmjet trajnerit dhe lojtarit duke thënë se diçka e tillë nuk ekziston.

“Problemi është se njerëzit duan që ne të kemi problem me Bale, por nuk kemi. Kemi shumë lojtarë, nuk është lehtë t’i menaxhosh”.

“Ai është lojtar shumë i rëndësishëm, gjithmonë e ka dëshmuar këtë dhe do ta vazhdojë të luajë, njësoj si bashkëlojtarët e tij”, është shprehur Zidane. /Telegrafi/