Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas ndeshjes me Legia Varshëvën (6-1) duke e lavdëruar lojën sulmuese të skuadrës.
Ai ka thënë se nëse skuadra luan mirë mund të shënojë gjithmonë shumë gola.
“Kemi pasur shumë raste, shënuan pesë herë dhe jam i lumtur me lojën tonë ofensive. Luajtëm lojë sulmuese sot. Mund të përmirësohemi gjithmonë, luajtëm me disa rreziqe, por e mira është se kur sulmonim krijonim shumë shanse”.
“Më e rëndësishmja ishte të fitonim dhe shënonim. Të gjithë duan të shënojnë pesë, gjashtë apo shtatë gola, por duhet të punoni shumë dhe nuk mund ta arrini gjithmonë”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/