Zinedine Zidane po merr pjesën e tij të kritikave për paraqitjet e dobëta të Real Madridit në përgatitjet para-sezonale dhe në veçanti pas humbjes poshtëruese nga Atletico Madridi.
Vetëm tri ndeshje janë luajtur, por duke humbur dy dhe duke barazuar një, duke pranuar 12 gola dhe shtatë kundër Atleticos, ka pasur mjaftueshëm gjëra për të ngritur pyetje dhe kritika në drejtim të trajnerit francez.
1. Gjithmonë njëjtë
Nëse shkëmbeni Eden Hazard për Cristiano Ronaldo dhe Thibaut Courtois për Keylor Navas, ky ekip i Real Madridit është po aq i ngjashëm me atë që Zidane kishte në sezonin e tij të fundit në 2017/18.
Ndërsa është e vërtetë që asnjë prej nënshkrimeve të reja, përjashtuar Hazardin, nuk kanë vend të garantuar në formacionin titullar.
2.Nuk ka ndryshim të sistemit
Zidane rreshtoi Realin e tij me formacionin 4-4-2 kundër Arsenalit me Luka Jovic së bashku me Karim Benzema në sulm, por sistemi i tij i parë i zgjedhur mbetet 4-3-3 i tij i provuar dhe i testuar për disa vite.
Nëse nuk vjen ndonjë ndryshim i ri, nuk ka gjasa që të ketë ndonjë ndryshim të rreshtimit me nisjen e kampionatit.
3.Asnjë reagim
Real Madridi ka mbetur prapa në fillim të tre ndeshjeve të tyre dhe secila ndeshje ka parë intensitet shumë të ulët të ekipit, deri në atë pikë sa kanë pranuar tetë nga 12 gola në pjesën e parë.
Ndryshimet e Zidanet kanë bërë pak për të ndryshuar rrjedhën dhe në asnjë moment nuk kanë krijuar asnjë lloj befasie.
4.Pak minuta për të rinjtë
Dyshohet se dëmtimi i Brahim Diaz ka ulur minutazhin e caktuar për lojtarët e rinj të skuadrës, por përkundër që Takefuso Kubo dhe Rodrygo shkëlqenin më shumë se kushdo tjetër kundër Bayern Munich, ata ende nuk kanë luajtur aq shumë sa do të donin.
5.Vetë-kritika e vogël publike
Zidane ka qenë i sheshtë në detyrat e tij në shtyp dhe se kurrë nuk ka ndryshuar. Ai nuk ka ofruar asnjë kritikë për ekipin e tij edhe pas pranimit të pesë golave në pjesën e parë në derbin e New Jerseyt ndaj Atleticos.
E vetmja herë që toni i tij ka ndryshuar ka qenë kur iu përgjigjur pyetjeve rreth të ardhmes së Gareth Bale.
/Telegrafi/