Telegrafi

Zidane në Munich për të negociuar për Ribery?

Sipas Marca, agjenti i Ribery, Alain Miglaccio, ka udhëtuar në Munich dje për të filluar bisedime të reja me Bayernin në përpjekje për ta bindur klubin gjerman të bëjë biznes me Realin.

Thashethemet e fundit thonë se për në Gjermani nga SHBA-të do të fluturojë edhe Zinedine Zidane, në përpjekje për të ndihmuar me negociatat.

Situata në Bayern po bëhet tepër e vështirë për Ribery, i cili tash është kritikuar nga mediat lokale dhe fansat për ambicien e tij që të largohet nga klubi gjerman për të kaluar në Real Madrid.