Site icon Telegrafi

Zidane: Ndeshje e çmendur, lojtarët dhanë gjithçka

Zinedine Zidane ndihet shumë i lumtur pas fitores ndaj Deportivo La Corunas.

Trajneri i Real Madridit e ka cilësuar si të çmendur ndeshjen e fituar në fund ndaj La Corunas.

Por, sipas Zidanes e gjitha është meritë e futbollistë dhe tifozëve që dhanë gjithçka për këtë fitore.

Lexo po ashtu Real Madrid dhe Zidane vendosin rekord të ri të klubit për ndeshje pa humbje (Foto)

“Dua t’i falënderoj futbollistët e gjithashtu edhe tifozët që na mbështetën gjatë gjithë kohës. Ishte një ndeshje e çmendur dhe jemi të lumtur”, ka thënë Zidane pas ndeshjes, përcjell Telegrafi.

“Lojtarët tanë dhanë gjithçka deri në fund. Vuajtëm, por në fund arritëm të fitojmë. Lojtarët që u inkuadruan bën ndryshimin”, përfundoi trajneri francez. /Telegrafi/

Exit mobile version