Trajneri francez i Real Madridit, Zinedine Zidane, insiston se mesfushori i skuadrës së tij Luka Modric e ka merituar ‘Topin e Artë’ se ishte më i mirë se Lionel Messi e Cristiano Ronaldo.
Në ditën e djeshme ish-trajneri, Radomir Antic, kishte thënë se Luka Modric nuk e ka merituar atë triumf.
Megjithatë, Zidane insiston se Modrici e meritoi plotësisht t’i japë fund dominimit dhjetëvjeçar të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messi për këtë çmim.
“Njerëzit mund të thonë çfarë të duan. Më vjen keq për njerëzit që thonë gjëra të tilla”.
“Ai e meriton Topin e Artë, e fitoi atë, me aftësinë dhe sjelljen e tij. Nëse dikush mendon ndryshe, atëherë më vjen keq”, ka thënë Zidane.
Zidane ka folur në konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Eibarit. /Telegrafi/