Telegrafi

Zidane: Më mirë Pellegrini, se Mourinho

“Unë tashmë i kam treguar presidentit atë që mendoj rreth situatës në pankinën tonë. Do të doja që Pellegrini të qëndronte, por unë jam këtu të këshilloj. Presidenti jep urdhrat dhe ai vendos. Do të shohim se çfarë vendime do të marrë ai”.

“Titulli? Është vërtet vështirë që Barcelona të dështojë, por shpresoj se do të dështojë. Të dyja ekipet kanë pasur një sezon të mrekullueshëm dhe janë pranë arritjes së 100 pikëve. Nuk mund të pritet më shumë nga Reali. Është turp që nuk mund ta fitojmë La Ligan, por para nesh gjendet një Barcelonë shumë e fortë”.

“Ka mbetur edhe një javë dhe gjithçka mund të ndodhë. Do të isha shumë i lumtur nëse ajo do të ndodhte”, përfundoi Zidane. /Telegrafi/