Telegrafi

Zidane mbron Benzeman: Merituam më shumë

Bosi i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka këmbëngulur se nuk mund të kritikohet një lojtar i caktuar pas një rezultati të keq.

Benzema humbi shumë raste ndaj Valencias, dhe u kritikua nga tifozët pas barazimit prej 2-2.

“Me rezultatin nuk mund të jemi të kënaqur, sepse kemi luajtur shkëlqyeshëm”.

“Ne merituam më shumë, por ju nuk mund të fitoni gjithmonë. Jam shumë krenar me lojtarët e mi dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”.

“Na ka munguar vetëm një gol, ne kemi pasur tetë raste të pastra dhe nuk shënuam. Por, ne duhet të vazhdojmë dhe të mendojmë për sfidën e radhës”.

“Benzema? Tifozët mund të bëjnë atë që dëshirojnë. Me rëndësi është që ai të ketë raste, nëse humb, nuk ndodh asgjë. Futbolli është i tillë ndonjëherë e topi nuk hyn në gol. Si do ta presë Benzeman? Me një buzëqeshje, ai duhet të vazhdojë të punojë”, u shpreh Zidane. /Telegrafi/