Telegrafi

Zidane: Mbappe ishte afër Real Madridit

Trajneri i Real Madridi, Zinedine Zidane, ka thënë se ylli i ri i Monacos, Kylian Mbappe, ishte afër të nënshkruante me mbretërit.  

Sulmuesi 18 vjeçar është kthyer në hit dhe po kërkohet nga shumë skuadra evropiane.

“Ai ishte afër të nënshkruante me Madridin, por shkoi te Monaco”, tha Zidane në konferencë për shtyp para ndeshjes me Atleticon.

“Ne e dimë që ai është shumë i mirë, në këtë moshë ai është duke bërë diçka fantastike”, ka nënvizuar Zidane.

Mbappe është ftuar edhe nga Franca, ndërsa njihet edhe si fans i Ronaldos. /Telegrafi/