Telegrafi

Zidane: Mbappe e Haaland të fortë si Ronaldo e Messi

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur për dy yjet e rinj të futbollit, Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Të dy yjet kanë qenë të lidhur me një transferim të mundshëm te mbretërit në vitin e fundit.

Trajneri francez ka dhënë mendimin e tij për këtë dyshe, duke thënë se janë shumë të mirë sikurse Leo Messi e Cristiano Ronaldo.

“A më pëlqen Mbappe? Shikoj të gjitha ndeshjet dhe kënaqem kur shoh gjëra të bukura, siç ndodh me të gjithë tifozët”.

“Mbappe e Haaland, pasuesit e Messit dhe Ronaldos? Do të shohim. Ata janë shumë të mirë, sikurse Messi, Ronaldo e Neymari. Janë lojtarë të rinj, të së tashmes dhe të ardhmes”.

“A i kam thënë Perezit të firmosë me Mbappen? Nuk i kam dërguar asnjë mesazh. Tifozët kanë të drejtë të kenë një mendim, natyrisht”, ka thënë Zidane. /Telegrafi/