Telegrafi

Zidane i lumtur, rikthehen dy yje nga lëndimi dhe janë gati për Elchen

Reali i Madridit do të rikthehet në fushë këtë të martë për sfidën e javës së 16-të të La Ligas ndaj Elches në udhëtim.

Përpara kësaj sfide trajneri Zinedine Zidane ka marrë dy lajme shumë të rëndësishme.

Sulmuesi belg, Eden Hazard dhe mesfushori kroat Luka Modric janë gati për këtë takim.

Të dy titullarët e “Los Blancos” nuk luajtën në ndeshjen e fundit ndaj Granadas.

Belgu ka lënë pas problemet fizike dhe u grumbullua në duelin e fundit, por trajneri nuk rrezikoi dhe e la në stol gjithë kohës.

Ndaj Elche pritet ta nisë nga minuta e parë dhe njësoj si Hazard titullar shihet edhe Luka Modric.

Kroati është rikuperuar nga problemi muskulor që e detyroi të mos aktivizohej ndaj Granada.

35-vjeçari është gati për takimin e radhës, një lajm që gëzon trajnerin Zidane i cili do ta ketë më të plotë grupin e futbollistëve në dispozicion për këtë ndeshje.

Momentalisht Reali i Madridit pozicionohet në vendin e dytë të La Ligas me 32 pikë po aq sa edhe Atletico kryesuese që ka zhvilluar dy ndeshje më pak. /Telegrafi/