Telegrafi

Zidane i lumtur me fitoren, flet edhe për CR7 dhe Benzeman

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka folur pas fitores ndaj Real Sociedadit.

Tekniku francez është shprehur i lumtur me fitoren dhe shpreson që Cristiano Ronaldo dhe Karim Benzema të luajnë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt.

“Gjëja më e rëndësishme është se ne fituam tre pikë. Me Modric në fushë ne vuajtëm me pak, Kroos kishte nevojë për pushim”.

“Shpresoj që Cristiano dhe Karim do të jenë të gatshëm për të mërkurën”.

“Kam besim të plotë në të gjithë skuadrën. Për një trajner është normale të vuajë, por jam i lumtur me paraqitjen e Bale”, ka thënë Bale. /Telegrafi/