Telegrafi

Zidane: Lucas Silva ka filluar stërvitjen (Foto)

Lucas Silva ka filluar stërvitjen me Real Madridin.

Këtë e ka konfirmuar trajneri Zinedine Zidane në konferencën për shtyp për ndeshjen ndaj Villarrealit.

“Lucas Silva ka filluar stërvitjen, po ashtu edhe Coentrao. Jam i lumtur për të dy.

Lucas ka kaluar 30 ditë në spital për shkak të problemeve me zemër.

Në fillim ishte spekuluar se do të përfundon karrierën, por lojtari bëri mjekimet dhe me vendosmërinë arriti të rikthehet. /Telegrafi/