Telegrafi

Zidane: Luajmë kundër një skuadre të fortë

Zinedine Zidane ka folur para ndeshjes me Napolin, ku ka thënë se ndeshje e nesërme do të jetë e bukur.

Reali ka fituar 3-1 ndeshjen e parë, ndërsa Zidane thotë se skuadra e tij dëshiron ta fitojë këtë trofe sikurse që dëshirion ta fitojë edhe La Ligën.

“Jemi mirë pas fitores së Eibarit. Ne do të luajmë kundër një skuadre të fortë. Por, edhe ne kemi një ekip të mirë. Nesër do të shohim një ndeshje të mirë. Kush do të luajë më mirë, do ta shohin nesër mbrëma ”, tha Zidane në një konferencë për shtyp.

Në pyetjen e gazetarëve se cilin titull do të zgjidhte këtë vit, Ligën e Kampionëve apo të La Ligas, Zidane u përgjigj se te dy titujt.

“Ne jemi në të dyja garat. Do të mundohemi të fitojmë të dyja. Ne jemi Real Madridi dhe do të përpiqemi të fitojmë të gjitha titujt çdo vit”, tha ndër të tjerash Zidane. /Telegrafi/