Telegrafi

Zidane lëvdon “Planin B” të Realit

Zinedine Zidane ka pasur lëvdata për formacionin e dytë të Real Madridit që mposhti Granadan.

Vetëm Sergio RAmos dhe Casemiro ishin lojtarët e formacionit titullar që performuan ndaj Granadas, por i ashtuquajturi “Plani B” i Los Blancos arriti fitore të lehtë prej 4-0.

Zidane nuk ka mundur të fshehë gëzimin, natyrisht.

“Një ndeshje e lehtë? Si gjtihmonë, ju duhet ta dëshmoni këtë”.

“Ne filluam mirë, shënuam shpejt dhe i bëmë gjërat lehtë. Ne kemi pasur pjesë të parë fenomenale, ne shfryëtzuam rastet që i patëm”.

“Ne kemi marrë tri pikë të radhës dhe kjo ishte me rëndësi. Tash kemi tri finale dhe një ndeshje në Ligën e Kampionëve të mërkurën”, deklaroi Zizou.

Real Madridi i shkon Atleticos në mesjavë për ndeshjen kthyese të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/